E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli-Ramës: Nuk merremi me ultimatume masonësh

“Shpreh hidhërim që zoti Rama nuk i njeh zgjedhjet”, theksoi Topalli. Ajo shtoi më tej se nuk merreshin me ultimatume masonësh, duke pasur parasysh ultimatumin e vendosur nga opozita për hapjen e kutive të votimit.

“Rama është përfaqësor u klaneve të Pezës e Dulakëve. Klanet e Ramës janë masonë, jo soacialistë. Ne nuk merremi me ultimatumet e masonëve”, theksoi kryeparlamentarja.Sipas saj, Rama nuk përfaqëson më Partinë Socialiste dhe se nuk mendon për qytetarët shqiptarë por për egon personale.

“Rama 11 vjet kryeministër i bashkisë. Edi Rama nuk mendon per qytetaret, nuk ka menduar per nënën dhe grate e tij, ndersa me egoizimin personal do te shkaterroje forcen politike qe drejton”, tha Topalli.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›