Dade: Berisha të mos pengojë dialogun
TIRANE- Në një konferencë të dhënë sot për mediat deputetja Arta Dade ka theksuar se PS është e angazhuar seriozisht për zgjidhjen e krizës, sipas rekomandimeve të rezolutës së fundit të KiE.“Më lejoni të përsëris seriozitetin dhe angazhimin e Partisë Socialiste për daljen nga kriza gjithëdimensionale ku është zhytur vendi. Krizë e cila evidentohet mëse njëherë në rezolutën e kaluar së fundmi nga Asambleja Parlamentare e KiE. Kjo krizë ka mbërthyer jo vetëm vëmendjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, por i ka detyruar ata që me seriozitetin përkatës të angazhohen duke ofruar formulën për daljen nga kriza”- deklaron Dade.Dade ka nënvizuar se Berisha është ai që po pengon thirrjen e ndërkombëtarëve dhe të opozitës për dialog, ndërsa ka pranuar hapur edhe praninë e PS një një tryezë të hapur me presidentin.I bëj thirrje Sali Berishës t´ju përgjigjet atyre me të njëjtin seriozitet e të mos pengojë dialogun me sponsorizime opozitarësh që flasin gjuhën e tij dhe as me lojëra fjalësh, por të shprehet publikisht për tryezën e presidentit, për të cilën ne jemi gati.(m.a/BalkanWeb)