Vrasjet në Vidohovë, shkak lidhja martesore
Lidhja jashtëmartesore me bashkëshorten e agresorit, dyshohet te jetë shkaku i një krimi të rëndë të ndodhur në fshatin Vidohovë, në rrethin e Devollit.
Dy vëllezër janë ekzekutuar më armë zjarri pranë banesës së tyre, ndërsa vëllai i tretë i familjes ndërroi jetë në spitalin ushtarak në Tiranë, një ditë pas ngjarjes.
Viktima të sulmit janë Taulant dhe Xhiljon Mulliri, ndërsa vëllai më i vogël Etlevan Mulliri.
Policia dyshon se autori i ngjarjes është 45 vjeçari Besim Karaj, nga fshati Thumanë i Krujës.
Në bazë të hetimeve të para shkak i tragjedisë me dy të vdekur është xhelozia.
Mësohet se Taulant Mulliri, një prej viktimave të sulmit kishte një lidhje me gruan e autorit të ngjarjes dhe e kishte lënë shtatzënë.
Duket se ky fakt ka provokuar edhe krimin në fshatin kufitar.
Ngjarja është dokumentuar e plotë nga policia shkencore, ndërsa mëngjesin e së shtunës trupat e dy vëllezërve të vdekur Xhilian dhe Taulant Mulliri i janë dorëzuar familjarëve pas autopsisë në Morgun e spitalit të Korçës.
Tre djemtë objektivë të sulmit janë fëmijët e Liljana Mullirit, gruas që 6 vjet më parë vrau dhe hodhi në pus nipin e ish të dashurit të saj.