E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: “Berishen e genjejne ministrat e tij”

Polemika dhe akuza te shumta ka pasur gjate seances se djeshme parlamentare ne lidhje me ecurine e ndertimit te segmentit nacional Divjake-Fier-Shegan ne rrethin e Lushnjes. Personazhi kryesor i ketyre polemikave ka qene deputetja socialiste Arta Dade, e cila ka akuzuar Ministrine e Transporteve dhe qeverine aktuale per abuzime te fondit te levruar per ndertimin e kesaj rruge. Dade ka kerkuar nga kryeministri qe te beje inspektime per te konstatuar abuzimet ne fjale. “Kryeministri Berisha genjehet nga ministrat e tij dhe mbahet larg te vertetes. Une e ftoj zotin kryeminister qe te vije dhe te inspektoje, per te konstatuar abuzimet qe jane bere per ndertimin e rruges nacionale prej 12 km Divjake-Fier-Shegan. Zoti kryeminister ben mire qe te vije me helikopter, pasi eshte e pamundur per te udhetuar me makine ne kete segment, per te pare deshtimin e ketij projekti dhe per te pare se si eshte lene ne mjerim kjo zone”, - u shpreh Dade. Por deklarata e Dades eshte kundershtuar si nga kryeministri Berisha, ministri i Transporteve Olldashi, ashtu edhe nga deputeti i PD-se, Ilir Bano, te cilet jane shprehur se investimi per kete segment rrugor eshte serioz dhe po shkon drejt ezaurimit me sukses.

18 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›