Kompania italiane “Matarrese”, gati per te investuar ne Shqiperi
Kryeministri Sali Berisha ka pritur dje ne zyren e tij perfaqesues te kompanise italiane “Matarrese”, te cilet shfaqen interesin e tyre per te investuar ne Shqiperi persa u perket ndertimeve te medha publike. Perfaqesuesit e grupit te biznesit i prezantuan kryeministrit aktivitetin e kompanise se tij, qe konstaton ne infrastrukture, si: rruge, hekurudha dhe vepra te ndryshme publike. Kryeministri Berisha falenderoi kompanine italiane “Matarrese”, qe zgjodhi Shqiperine per te investuar dhe u dha atyre garancine se ne Shqiperi do te gjejne hapesirat per te investuar. Kryeministri i rekomandoi atyre konkurrimin dhe ne vepra te tjera publike, qe kerkon investitore te konsoliduar te fushes. Drejtuesit e kompanise italiane “Matarrese” shprehen gatishmeri te marrin pjese ne garat qe do te zhvillohen ne infrastrukture, me konkretisht ne ndertimin e rrugeve. Kompania “Salvatore Matarrese” SPA, e themeluar ne 1945, eshte nje nga ndermarrjet me te rendesishme ne jug te Italise, ne fushen e ndertimit. Kompania punon se bashku ne pune publike te inxhinierise civile (rruge, punesime hidraulike, hekurudha, infrastrukture spitalore, sportive, universitare, shkollore dhe restaurim ndertesash monumentale) dhe ne punime private (rezidenca, godina industriale, rezidenca turistike dhe sherbime hotelesh). Kompania ka fituar nder vite nje eksperience dhe specializim te veçante ne planifikim, ndertim dhe menaxhim te puneve dhe veçanerisht ne ndertime, ristrukturim te ndertesave civile dhe industriale, restaurim ndertimesh qe kane te bejne me mbrojtjen dhe rregullimin e aseteve kulturore, ndertime aquaduktesh, gasduktesh, punime ujesjellesish, punime ndertimi dhe ristrukturimi ne rruge, ura, hekurudha dhe punime relative plotesuese, punime ndertimi dhe ristrukturimi ne strukturat e marines, pajisje, mbledhje dhe ristrukturim te sistemeve teknologjike, punime ne toke, punime ndertimi ne sisteme ujesjellesish dhe kullimi. Ne mbi pesedhjete vjet histori pune kompania eshte e njohur per seriozitet, dinamizem, aftesi tekniko produktive dhe fleksibilitet ne organizim, qe kane bere te mundur realizimin e punimeve inxhinierike civile te nje kompleksiteti rendesie teknike te veçante.
18 Dhjetor 2007