E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: “Berisha, mungese serioziteti per shmangien e interpelancave”

Kryetarja e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Valentina Leskaj, ka akuzuar kryeministrin Berisha per mungese serioziteti dhe mospermbushje te detyrimit kushtetues, duke iu shmangur kerkesave per interpelance nga ky grup parlamentar. Deklarata e Leskajt ka ardhur gjate zhvillimit te seances se djeshme parlamentare. Kryetarja e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste ka shprehur pakenaqesine ne menyre te drejtperdrejte ndaj kryeministrit, per refuzimin qe ky i fundit u kishte bere kerkesave per interpelance te PS-se. Por ndersa kryeministri Berisha u eshte drejtuar deputeteve socialiste se ishte i gatshem qe te pergjigjej gjate seances per çeshtjet ne fjale, e menjehershme ka qene kunderpergjigja e Leskajt, e cila e akuzoi Berishen per mungese serioziteti. “Kryeministri Berisha po shfaq nje mungese serioziteti, duke deklaruar se eshte i gatshem per kryerjen e interpelancave, nderkohe qe kerkesat tona jane depozituar prej tre muajsh, ndersa kryeministri u eshte shmangur atyre”, - u shpreh kryetarja e Grupit Parlamentar te PS-se.
Perpara zhvillimit te seances parlamentare te djeshme, deputeti i Partise Socialiste, Braçe, gjate nje konference per shtyp, beri publike tre kerkesat e bera nga Grupi Parlamentar i PS-se per thirrje ne interpelance te kryeministrit Berisha. Braçe tha se prej tre muajsh kryeministri kishte refuzuar qe te pergjigjej ne Parlament per tre çeshtje te rendesishme te depozituara nga grupi socialist. Kerkesa e pare per interpelance kishte te bente me nivelin e larte te korrupsionit ne Shqiperi, gje qe u vu ne dukje edhe pas publikimit te raportit te “Transparency International”. Deputeti socialist u shpreh se kryeministri Berisha duhet te flase ne Parlament per korrupsionin, porse nje gje te tille ai nuk e ka bere prej 7 ditesh, qe nga koha e publikimit te raportit ne fjale, qe e klasifikonte Shqiperine nder tre vendet me te korruptuara ne bote. Dy kerkesat e tjera te deputeteve socialiste per interpelance ka qene e lidhur me mosmbajtjen e premtimeve per rritjen e pensioneve dhe per tenderin e kartave te identitetit. Braçe tha se Partia Socialiste kerkonte nga kryeministri Berisha qe realizimi i ketyre interpelancave te kryhej brenda vitit 2007, nderkohe seanca e djeshme ka sjelle shmangien e radhes nga ana e kryeministrit Berisha per t’u pergjigjur per çeshtjet ne fjale.

18 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›