E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: Nuk garantohet dot rend dhe siguri

Cdo dite qe po kalon, qeveria e Sali Berishes nuk garanton dot me asgje. Kjo eshte deklarata e kryetarit te Komisionit te Ligjeve te Administrates dhe Sigurise ne Asamblene Kombetare, Ylli Manjani, i cili ka deklaruar se per fat te keq kronika e zeze eshte ende e mbushur me ngjarje te renda, ne fund te te cilave qeveria nuk harron te deklaroje se "autoret jane ne drejtim te paditur". "Nderkohe qe rendi publik vazhdon te goditet rende nga ngjarje te renda, Sali Berisha emeron ne krye te policise persona me karriere te spikatur ne vjedhjen e votave dhe persona me precedente te njohur ne shkeljet e ligjit ne kete vend", akuzoi Manjani ndryshimet e fundit ne polici, duke shtuar se, "ne keto kushte, Sali Berisha nuk garanton dot rend e siguri per shqiptaret". Sipas tij, ngjarja me e fundit ku njeri prej gjyqtareve te gjykates se Larte qellohet me arme, eshte shprehja me e rende e kapitullimit te shtetit para krimit. "Krimi e beri kete gje sepse siguria e shtetit politik, bashke me autoret e krimeve ka ikur ne drejtim te paditur", tha Manjani.

D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›