E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Fundi i bojkotit në dorë të Berishës

Partia Socialiste ka rikujtuar edhe një herë kërkesën e saj për një komision parlamentar për hetim të zgjedhjeve si kusht për t'i dhënë fund bojktotit , duke theksuar se tashmë është në dorë të kryeministrit Berisha që opozita të kthehet në Kuvend. Deputetja e PS-së, Dade theksoi se nëse nuk hetohen zgjedhjet, atëherë nuk mund të garantohet vota dhe as demokracia. "Nuk është bojkoti që krijon krizën, por kriza që sjell bojkotin. Bojkoti tashmë është në dorë të Sali Berishës. Kërkesa jonë është e thjeshtë: Shumicën në një komision hetimor parlamentar, të pakushtëzuar në objektin e hetimit, që përfshin hetimin e kutive së bashku me materialet zgjedhore, për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit", u shpreh Dade.
Deputetja socialiste theksoi se për risjellë demokracinë në këtë vend, PS do të përdorë çdo rrugë demokratike, pa lënë dhe protestat dhe nuk do të pranojë të bëhet pjesë e dekorit në kutinë e mbyllur të parlamentit të Berishës dhe Topallit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›