E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokle: Kërkesa e opozitës për hapjen e kutive, kusht i ndërkombëtarëve

Tiranë, 21 janar NOA Deputeti i Partisë
Socialiste, Namik Dokle ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së
cilës bëri të ditur se opozita kërkon hetim Parlamentar për të zbardhur te vërtetën
e zgjedhjeve të 28 qershorit vetëm duke u hapur kutitë por kjo nuk pranohet nga
krerët e qeverisë dhe të PD-së.

Kërkesa e vazhdueshme e Partisë Socialiste
për të hetuar zgjedhjet, përmes një komisioni hetimor parlamentar, që ka për
objekt hapjen e kutive, si të vetmen mënyrë për të zbardhur të vërtetën e 28
qershorit, është  bërë tashmë  sugjerim i qartë edhe i faktorit
ndërkombëtar sugjeron, për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza politike, për tu
hapur rrugë reformave integruese nëpërmjet dialogut serioz mes institucioneve
të vendit dhe me ato ndërkombëtare.

Krerët e qeverisë dhe të Partisë Demokratike
çdo ditë kanë lëshuar dhe vazhdojnë të lëshojnë frazën absurde se pranojnë çdo
lloj hetimi të zgjedhjeve, por jo hapjen e kutive.

Po çfarë hetimi të zgjedhjeve mund të bëhet pa
hapjen e kutive dhe shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit zgjedhor që ato
përmbajnë? deklaroi Dokle.

Sipas tij nuk mund të ketë hetim të zgjedhjeve
pa analizuar regjistrin zgjedhor që përmbajnë kutitë duke e krahasuar atë me
regjistrin e gjendjes civil, smund të ketë hetim të zgjedhjeve pa hapur kutitë
që të analizohet se sa mijëra zgjedhës kanë votuar pa pasaportë e pa kartë
identiteti, duke shkelur ligjin, smund të ketë hetim të zgjedhjeve pa hapur
kutitë që të shikohet nga regjistri i votimit se sa mijëra emigrantë rezultojnë
sikur kanë votuar, ndërkohë që nuk kanë qenë në Shqipëri në datën 28 qershor dhe
smund

të verifikohen pa hapjen e kutive e analizën e
gjithë dokumentacionit që ato kanë, shqetësimi i ndërkombëtarëve se në një të
tretën e qendrave të votimit numërimi është bërë keq dhe shumë keq.

Prandaj kur ndërkombëtarët bashkojë zërin e
tyre me opozitën dhe kërkojnë hetimin e zgjedhjeve,menjëherë pa vonesa, kjo
bëhet dhe mund të bëhet vetëm nëpërmjet hapjes së kutive.

Nuk mund të flitet për shumicë të opozitës në
komisionin hetimor, kur kësaj shumice i mohohet apriori kërkesa për hapjen e
kutive! Sipas kësaj logjike absurde do të thotë, zbatoni ligjin jo ashtu siç
është, por ashtu siç dua ta shkelë unë, gjë që e ka bërë disa herë edhe shumica
e qeverisë në KQZ!

Ne përsërisim edhe njëherë qëndrimin e Partisë
Socialiste dhe të grupit të saj parlamentar, se nuk mund të ketë zgjidhje të
krizës së rëndë parlamentare pa dialog serioz, se nuk mund të ketë dialog real
pa hetimin e plotë të zgjedhjeve dhe nuk mund të ketë hetim të zgjedhjeve pa
hapjen e kutive ku të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët të shohin me
transparencë të plotë të vërtetën e 28 qershorit përfundoi deputeti socialist.

k.k/NOA 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›