E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Braçe: Përmbytjet, ndeshja dhe cinizmi i qeverisë

Tiranë, 21 janar NOA Prej dje, çdo
shqiptar, kudo që ndodhet, ka mundësinë të verifikojë mungesën e një shteti
serioz në Atdheun e tij. Prej dje, çdo shqiptar, kudo që ndodhet, do të ketë
përballë imazhin e shtetit të dështuar në Atdheun e tij.

Imazhi i një Shqipërie që funksionon si
sulltanat kur shpenzon për një ndeshje futbolli mu në mes të krizës, për 4
orë 2.5 milionë euro, ose 625 mijë euro për orë, ose 10416 euro për minutë, u
shtua dje me imazhin e një shteti karagjoz, që nuk funksionon në çdo
gjë-pavarësisht rëndësisë së saj-nisur nga HC deri te Stadiumi Kombëtar.

Kështu e ka nisur sot deklaratën e tij
deputeti i Partisë Scoaliste, Erjon Braçe duke shtuar se dje u la imazhin i një
shteti të pa ndriçuar, kudo, dhe në mes të kryeqytetit e që ndriçohet nga yjet
e Realit të Madridit, i një shteti të rrënuar, moralisht e administrativisht,
ku militantët e Partisë në pushtet, të pa aftë e të korruptuar, janë kudo në
vend të njerëzve të zotë e profesionistë i një shteti paramodern, ku
militantizmi partiak, si kartë shpërblimi për lloj-lloj batakçiu e injoranti,
po i merr frymën zhvillimit të strukturave, përshtatjes së tyre me novacionin e
përditshëm evropian, e ku zhvillimi i munguar po na degdis shekuj drite pas e
të turpëruar!

Sot, duke mësuar reagimin e pjesës
ligjzbatuese të shtetit, turpi bëhet edhe më i madh, shteti edhe më jo serioz,
por ashtu siç është: pronë në duart e një Qeverie karagjoze që na qeveris!

Sot u mësua se për prishjen e ahengut të
klientit të Qeverisë së Sali Berishës, u shkarkua një drejtor, u shoqëruan për
tu pyetur mbi 12 nënpunës, ju nënshtruan hetimit policor po kaq nëpunës tha më
tej Braçe.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›