Dade: "Hyjme ne Parlament, vetem pas kushteve"
Partia Socialiste kerkoi dje nga kryeministri Sali Berisha, se ne vend qe te vazhdoje te beje thirrje te pasinqerta per bashkepunim, per reformen elektorale me Partine Socialiste duhet te permbushe kushtet qe opozita ka vendosur per pjesemarrjen e saj ne Parlament. Permes nje komunikimi me mediat, Sekretarja per Marredheniet me Jashte, Arta Dade, deklaroi se ne mbrojtje te demokracise, selia roze do te pershkallezoje luften e saj politike duke nisur me mitingun e dates 10 tetor. "Partia Socialiste do te jete gjithmone e gatshme per te bashkepunuar me partneret nderkombetare ne menyre te vecante me Bashkimin Evropian, qe Shqiperia te perfitoje liberalizimin e vizave, proces ky i vonuar nga mungesa, jo vetem e vullnetit politik te Sali Berishes, por edhe angazhimit te qeverise se tij per permbushjen e kushteve",-tha deputetja socialiste. Ajo vleresoi vemendjen e Komisionit te Jashtem te PE ndaj liberalizimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnjen.