Protestë në aksin Shkodër - Hani i Hotit, për dëmshpërblimet
SHKODëR- Banorët që kanë humbur tokat e tyre gjatë ndërtimit të aksit rrugor Shkodër- Hani i Hotit kanë protestuar sot pikërisht në këtë aks duke e bllokuar për 30 minuta. Të mbledhur nga fshatrat përreth, ata kanë kërkuar dëmshpërblimin e tokës së zënë nga rruga.
Të irrituar, ata tregojnë se nuk kanë përfituar nga dëmshpërblimi pasi nuk kishin tapitë e rregullta të tokës, por sipas tyre, tashmë që iu është marrë edhe toka atyre poi u mohoet jetesa.
“Shteti po na mohon të drejtën e jetës. Qeveria po na hedh në rrugë pasi nuk kemi me se të jetojmë”, - shprehen banorët.
Duke i bërë thirrje shtetit tu japë tapitë sipas ligjit 7501, banorët theksojnë se protesta është shpresa e fundit që iu ka mbetur për të jetuar.
Në mbështetje të tyre kanë qënë edhe deputetët e Partisë Socialiste Beqja e Beci.
(m.a/BalkanWeb)