Përurohet Universiteti i Sporteve Berisha: Spori, rëndësi parësore kombëtare
TIRANE- Kryeministri Berisha mori pjesë në krijimin e Universitetit të Sporteve të Tiranës mbi bazën e Akademisë së edukimit fizik dhe sporteve Vojo Kushi. Kryeminsitri Berisha u shpreh se qeveria do të mbështesë këtë universitet me përparësi të madhe dhe se do të investojë në të gjitha drejtimet, me qëllim që të përmbushë me dinjitet misionin e madh që ka.
“Ne do të investojmë tek ju për të gjitha lehtësirat, instalimet që juve ju nevojiten, me qëllim që të përmbushni një detyrë të madhe kombëtare. Sporti është i një rëndësie parësore kombëtare. Në zhvillimin e harmonishëm të një kombi, asgjë nuk ka më të rëndësishme sesa edukimi sportiv i individit” u shpreh Berisha.
Partitë politike, tha Berisha, do të lakmonin shumë të kishin mbështetjen dhe dashamirësit që kanë sportistët.
“Partitë politike, por jo vetëm ato, do të lakmonin shumë të gëzonin mbështetjen që kanë sportistët dhe sporti në performancën e tyre. Unë e kam të zgjidhur, kam raport unik, gjithnjë bëhem me të mirin në sport.” u shpreh kreu i qeverisë.
(e.n/News24/BalkanWeb)