Kosovë, AKR padit KQZ-në, Lushta merr pjesë në seancë
PRISHTINE- Komisioni Qendror Zgjedhor, në mbledhjen e mbajtur sot, ka bërë të ditur se do të jetë i pranishëm në seancën dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese, më 9 shkurt, kur do të diskutohet për padinë e ngritur nga partia Aleanca Kosova e Re, lidhur me mbarëvajtjen e procesin zgjedhor, që është mbajtur në Komunën e Gjakovës. Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, tha se “KQZ-ja, KZAP-i, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Aleanca Kosova e Re, do të paraqiten në Gjykatën Kushtetuese në seancën e parë dëgjimore” ka thënë Lushta.(m.a/rel/BalkanWeb)