Luan Rama: "Armiqesia me LSI, la PS ne opozite" Qamil Xhani
Sjellja armiqesore e Partise Socialiste ndaj Levizjes Socialiste per Integrim eshte arsyeja kryesore qe e ka lene seline roze per dy mandate ne opozite. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama, ka kerkuar dje nga Partia Socialiste qe ta mbeshtese betejen e saj politike, ne ndertimin e nje alternative dhe jo ne akuza ndaj LSI-se. Rama deklaroi se selia roze po ushqen veten me iluzione te gabuara, duke e bazuar suksesin e saj ne zgjedhjet e ardhshme, te shifrat e LSI-se. Ne kete linje, zyrtari i larte i LSI eshte shprehur se anetaresia e PS-se eshte realiste ne qendrimet e saj, nderkohe qe nje mungese vizioni shfaq vetem lidershipi i PS-se. Sipas tij lidershipi i PS vazhdon te beje llogarite "sic i ka bere edhe vitin e kaluar, sic beri edhe 5 vjet me pare ne zgjedhjet e 2005, dhe vazhdon te mos e kuptoje se sjellja armiqesore ndaj LSI, e ka lene PS ne opozite ne dy zgjedhje te pergjithshme politike dhe do te vazhdoje te lere ne opozite per sa kohe lidershipi socialist te vazhdoje te mos ofroje alternative". Rama u shpreh se metoda e ndjekur nga PS-ja, ne krahasim me LSI-ne po e ben seline roze, te jete nje perfaqesuese e politikes se vjeter. Ai i eshte referuar deklarimeve te perfaqesuesve te PS-se qe shprehen se ne zgjedhjet radhes PS-ja, do te jete ne avantazh si pasoje e uljes se votave te LSI-se. Nderkohe qe Sekretari i Pergjithshem i LSI-se u shpreh se gjate ketij viti, ne qeverisje me Partine Demokratike, LSI-ja eshte konsoliduar me teper si force politike. Nga ana tjeter Rama ka shtuar se si pasoje e ketij konsolidimi, LSI-ja do te paraqitet me kandidatet e saj ne zgjedhjet vendore. Ai nuk perjashtoi mundesine qe LSI-ja do te kete kandidatin e saj ne Tirane, por duke theksuar se do te kete nje konsultim te gjere me Partine Demokratike. "Ne kemi emrat tane dhe kur te shkojme tek emri qe do te percaktohet, do te nisemi nga interesi i qytetareve dhe nga ai emer qe garanton fitoren maksimale ne zgjedhjet e Tiranes natyrisht, por qe garanton sipas te njejtit model edhe fitoren ne zgjedhjet lokale qe do te zhvillohen ne te gjithe vendin", u shpreh Rama. Ai ka theksuar se per gjetjen e emrit konkret strukturat e LSI-se jane duke bere sondazhe, duke synuat gjetjen e nje kandidature te pershtatshme. "Ne jemi duke perpunuar alternativat tona qeverisese, jemi duke pare cfare nuk funksionon dhe te gjejme se perse nuk funksionin ne funksion te asaj qe cfare duhet bere, qe Tirana te mos jete me keshtu sic eshte dhe e pa qeverisur keshtu sic eshte, dhe te vijme ne nje faze te dyte ku do te diskutohet edhe per emrat", perfundoi Rama. Duke theksuar dhe nje here rritjen elektorale te LSI-se, Rama ka theksuar se drejtuesi e PS-se jane te vetedijshem se cila do te jete pesha politike e LSI-se ne zgjedhjet e ardhshme lokale. "PS-ja dhe lidershipi i saj e di shume mire se cili ka qene roli i LSI ne fitoren e PS dhe te kryetarit te PS ne zgjedhjet e kaluara lokale, ashtu sikunder e di shume mire se cfare do te ndodhe nese sjellja e tyre do te vazhdoje te jete e njejte, jo vetem e thjeshte ndaj LSI, por ndaj qytetareve te Tiranes dhe ndaj interesave te vendit", u shpreh Rama.