E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Reagimi i Topit, arbitrar

Ish-kryetari i grupit parlamentar socialist, Ben Blushi, ka vleresuar se reagimi i dy diteve me pare nga ana e Presidentit Topi per ndryshimet kushtetuese, ishte arbitrar. "Menyra se si reagoi Presidenti dje ishte pak arbitrare, sepse ne presim te reagoje Presidenti i Shqiperise dhe jo Bamir Topi. Ne mendojme se si te funksionoje institucioni i Presidences dhe jo se si mund te rizgjidhet Bamir Topi ne detyre pas 3 apo 4 vjetesh", ka qene deklarata e djeshme e Blushit. Ai nuk ka munguar te risjelle ne kujtese dhe nje qendrim te hershem te tij ne lidhje me zgjedhjen e Presidentit ne menyre te drejtperdrejte, qendrim qe solli dhe nje "sage" kundershtimi nga te gjitha palet e politikes ndaj tij. "Une, sigurisht qe mbeshtes zgjedhjen e Presidentit nga populli. E kam kerkuar kur te gjithe e kundershtonin dhe ne nje aspekt me vjen mire qe u kthyen aty per shkak te kufizimeve qe ka sot ky Parlament, per shkak te menyres se si eshte ndertuar dhe si rregullohen raportet e brendshme", eshte shprehur ai. Duke nenvizuar se mund te gjendet ne stilin shqiptar nje e mesme, e cila do jete me e mire se kjo qe eshte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›