E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starova: Ndryshimet, duhen konsultime

Deputeti Arian Starova ngriti dje shqetesimin te Presidenti Bamir Topi se te gjitha ndryshimet kushtetuese qe propozohen nga partite e medha politike nuk kane pasur ekspertizen e duhur. Sipas Staroves, para se propozime te tilla te vinin ne Kuvend, ato duhet te ishin diskutuar gjeresisht jo vetem mes forcave politike, por edhe eksperte te fushes. Sipas Staroves, mbi cdo nen qe eshte kerkuar te ndryshoje, duhet te zhvillohej diskutim i gjere. Gje e cila nuk ka ndodhur me amendamentet qe jane depozituar nga PD-PS. Takimi i djeshem mes deputeteve dhe Presidentit zgjati rreth 45 minuta dhe u zhvillua ne ambientet e hotel "Sheraton", jo ne presidence. Nderkohe qe kreu i shtetit ka zhvilluar takime te tilla per kete ceshtje dhe me deputete te Partise Demokratike si Pal Dajci e Sali Shehu qe kundershtojne variantet e PD-se dhe pse jane pjese e saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›