Uollfarth: Ngjarja e 21 janarit, policise i duhen mjete dhe ndihme Rozeta Rapushi
OSBE i dhuron Policise se Shtetit automjete per menaxhimin e turmave, si nje ndihme qe i nevojitet vecanerisht pas ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit. Ambasadori i OSBE-se, Eugen Uollfarth, sqaroi dje se pikerisht per t'i ardhur ne ndihme policise shqiptare, referuar ngjarjeve tragjike te 21 janarit, ku humben jeten 4 persona, Keshilltari i Larte i Policise ne ate kohe, Klaas Los, ndihmoi ne realizimin e kontakteve me policine holandeze, te cilat rezultuan ne nje mision per vleresimin e nevojave ne lidhje me kapacitetet e Policise se Shtetit per te kontrolluar turmat, i cili nisi dhe u realizua menjehere me pas. Raporti gjitheperfshires, i detajuar dhe i dobishem qe u hartua ne baze te ketij misioni, identifikoi disa fusha kyce ku kishte nevoje per permiresim, dhe nje prej tyre lidhej me ceshtjen e pajisjeve. "Menjehere pas demonstratave te dhunshme, prezenca e OSBE-se vendosi t'i ofroje ndihmese Policise se Shtetit ne menyre qe te garantohet nje perballim me i mire nga policia i demonstratave te dhunshme, si dhe per te ndihmuar qe ngjarje te tilla te mos perseriten kurre me",- tha Uollfarth gjate ceremonise se djeshme te dhurimit. Sipas tij, per te permbushur detyrat e veta, Policise se Shtetit i duhen pergjithesisht tri gjera baze: perkushtimi, trajnimi dhe pajisjet. Ambasadori shtoi se situatat me te cilat perballet cdo dite Policia e Shtetit, kerkojne nje nderveprim plotesues te ketyre tri nevojave dhe asnjera prej tyre nuk mund te funksionoje ne menyre efikase pa pranine e tjetres. "Duhet thene, gjithashtu, se kur policia perballet me ngjarje potencialisht te dhunshme, keta tre elemente behen me vendimtare se kurre. Sa u perket pajisjeve, Policia e Shtetit duhet te pajiset me mjetet e nevojshme per te kryer punen e vet",- theksoi diplomati. Ai pergezoi Policine e Shtetit per punen e shkelqyer deri tani dhe per bashkepunimin e tyre po aq te mire, duke besuar se ata do te perfitojne shume nga ky dhurim dhe se do t'i perdorin keto automjete ne interes te qytetareve shqiptare, duke garantuar sigurine dhe rendin publik. "Nga njera ane, ajo reflekton perpjekjet tona te perbashketa dhe te vazhdueshme per te mbeshtetur kapacitetet operacionale te Policise se Shtetit. Nga ana tjeter, na kujton me keqardhje diten kur kater qytetare shqiptare humben jeten. Ngjarjet e 21 janarit 2011 ishin tragjike per Shqiperine. Sistemi shteteror ende vazhdon te sfidohet nga pasojat e kesaj ngjarjeje",- theksoi diplomati. Sipas Uollfarth, ajo cka ndodhi ate dite thekson gjithashtu nevojen e qarte per permiresimin e performances se autoriteteve shteterore, duke u fokusuar ne kete rast, te aftesia e policise se shtetit per te kryer misione te kontrollit te turmave.
Eugen Uollfarth
"Veprimtaria perben nje hap konkret dhe vendimtar drejt perpjekjeve te perbashketa per te ndihmuar Policine e Shtetit ne permbushjen e ketij qellimi. Policia holandeze na ndihmoi, se pari, nepermjet misionit te vleresimit qe ajo mundesoi. Dhurojme pese automjete per Policine e Shtetit, dedikuar vecanerisht menaxhimit te krizave".
Eugen Uollfarth
"Veprimtaria perben nje hap konkret dhe vendimtar drejt perpjekjeve te perbashketa per te ndihmuar Policine e Shtetit ne permbushjen e ketij qellimi. Policia holandeze na ndihmoi, se pari, nepermjet misionit te vleresimit qe ajo mundesoi. Dhurojme pese automjete per Policine e Shtetit, dedikuar vecanerisht menaxhimit te krizave".