E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade: “PS-ja refuzon komisionin hetimor. I pandehuri nuk mund të hetojë vetveten”



Partia Socialiste refuzon ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit pa hapjen e kutive, të miratuar të premten në Kuvend vetëm me votat e maxhorancës. Deputetja Arta Dade, dje, në një komunikim për mediat, deklaroi se ky komision është një komision i ngritur me shkelje flagrante të ligjit dhe, si i tillë, ai jo vetëm që nuk mund të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit, por përbën në vetvete objekt hetimi. Dade theksoi se PS-ja është e vendosur në kërkesën për hetimin e zgjedhjeve dhe se do të përdorë çdo mjet demokratik, përfshirë protestat dhe manifestimet masive, për të arritur të drejtën kushtetuese dhe ligjore të hetimit të plotë të zgjedhjeve në funksion të transparencës dhe shpëtimit të procesit të ardhshëm zgjedhor nga korrupsioni elektoral.
Deklarata
Deputetja Dade tha se maxhoranca hodhi poshtë të gjitha ofertat e kompromisit të PS-së për t’i dhënë zgjidhje krizës politike. “Ditën kur mbarë shqiptarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë i mbanin sytë nga Parlamenti shqiptar me shpresë se maxhoranca qeverisëse do të pranonte më në fund dialogun për zgjidhjen e krizës politike, kryeministri i Ruzhdies na provoi se dialogu e konsensusi janë të huaja për të”, - u shpreh Dade. Sipas saj, në shkelje flagrante të rregullores, me forcën e kartonit të një grupi parlamentar të përbërë jo nga përfaqësues të lirë të popullit, por nga puthadorët e Saliut e Jozefinës, kjo maxhorancë vendosi që hetimin e Ruzhdies ta shndërrojë në një Ruzhdie tjetër, këtë herë parlamentare, ku i pandehuri heton vetveten, ku i akuzuari bën hetuesin, prokurorin e gjykatësin, vendos rregullat e lojës, vendos së çfarë do të hetojë e çfarë jo. “Ky veprim i Sali Berishës jo vetëm që nuk e zgjidhi krizën, por me guximin për të vjedhur votat e opozitës, aty në Parlament, e thelloi atë edhe më tej. Ofertat serioze të kompromisit u hodhën poshtë me arrogancë e papërgjegjshmëri nga kryeministri e maxhoranca e Ruzhdies, çka e zhveshi Kuvendin e Shqipërisë edhe nga ajo fasadë e brishtë legjitimiteti që i kish mbetur dhe i tregoi botës mbarë fytyrën e tij të vërtetë: të korruptuar, ilegjitime, antidemokratike”, - tha Dade.
Komisioni
Dy ditët e debatit parlamentar për gjetjen e një zgjidhjeje mbi krizën politike në vend u mbyllën, dhe me një ndarje akoma më të madhe mes pozitës dhe opozitës. Ndërsa kaluan të gjitha limitet kohore për arritjen e një marrëveshjeje, socialistët tërhoqën dy nismat ligjore, ndërsa maxhoranca votoi me 73 vota komisionin parlamentar hetimor. “Të premten Sali Berisha nuk u tall vetëm me shqiptarët, por dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kërkesës së faktorit ndërkombëtar, vetëm pak orë përpara atij votimi të paprecedent, të shprehur qartë përmes komisionerit Fule për një zgjidhje përmes transparencës e në respekt të Kushtetutës, pushteti i Ruzhdies iu përgjigj me brutalitet duke tjetërsuar e vjedhur nismën e deputetëve socialistë e duke e shndërruar atë në një farsë që mund të jetë çdo gjë përveçse hetim”, - tha deputetja Dade.

Bojkoti
Deputeti socialist i Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, Marko Bello, dje në një prononcim për gazetën “Albania”, u shpreh se bojkoti i opozitës në një vend demokratik është tejet absurd. Sipas tij, një parti me 65 deputetë, nëse vazhdon të bojkotojë, i bie të shkrihet si parti. Bello theksoi se pushteti nuk rrëzohet me protesta, por rrëzohet në Parlament. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të dielën e kaluar, përpos nisjes së protestave gjatë muajit prill, u mblodh për të diskutuar edhe për nisjen e bojkotit. Pas mbledhjes u bë e ditur se raporti me Parlamentin do të jetë i kushtëzuar, por nuk u dëgjua fjala bojkot. Megjithatë, të mërkurën e ardhshme Grupi i PS-së do të mblidhet sërish për të diskutuar, nga i cili do të mësohet gjithçka lidhur me bojkotin, por dhe për protestat.

Ligori: “Kryeministri Berisha dhe zëvendësi i tij nuk mund të hetojnë veten”

Miratimi i komisionit hetimor për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit shkeli hapur Kushtetutën dhe vlerat europiane. Kështu e ka cilësuar dje deputetja e Partisë Socialiste, Shegushe Ligori, ngritjen e komisionit hetimor të miratuar me 73 votat e maxhorancës. “Kryeministri i Ruzhdies dhe zëvendësi i tij vazhdojnë të luajnë shfaqjen e shëmtuar të dalë boje. Parlamenti i Ruzhdies, ditën e premte, mohoi nën tiraninë e kartonëve të drejtën kushtetuese të opozitës për transparencë dhe hetim parlamentar të zgjedhjeve të 29 qershorit”, - u shpreh Ligori, duke shtuar se “pushteti i Ruzhdies shkeli ditën e premte procedurat parlamentare, Kushtetutën, parimet dhe vlerat europiane, si dhe angazhimin e marrë përpara faktorit ndërkombëtar për dialog dhe konsensus. Të gjitha u shkelën të premten nga pushteti i Ruzhdies, që njësoj si në Ruzhdie, u vodhën firmat e deputetëve socialistë dhe u tjetërsuan nismat e opozitës për transparencë. Deputetja socialiste theksoi se komisioni hetimor nuk mund të bëjë transparencë njësoj si hajduti nuk mund të hetojë vetveten. “E drejta e Partisë Socialiste për transparencë është një e drejtë kushtetuese, të cilën as Sali Berisha, as Ilir Meta e askush tjetër mund ta tjetërsojë. Përpara të drejtës sonë ligjore dhe kushtetuese, Partia Socialiste dhe mbarë populli opozitar nuk do të ndalet, por do të shfrytëzojë çdo rrugë demokratike për të çuar deri në fund kauzën për demokraci dhe standarde”, - u shpreh Ligori.

Rama në Ditën e Nevruzit: “Të gjithë të bashkuar për të kapërcyer vështirësitë”

Besimtarët myslimanë bektashianë kremtuan dje Ditën e Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shoqëruar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi, në Ditën e Sulltan Nevruzit, vizitoi dje në mesditë mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u zhvillua ceremonia tradicionale fetare. Lideri socialist uroi Haxhi Dedë Reshat Bardhin, me rastin e Sulltan Nevruzit dhe më pas dha një prononcim për mediat. “Gëzuar Sulltan Nevruzin! Në ditë të tilla, mendimi shkon gjithmonë tek ata që janë në vështirësi. Për fat të keq, sot ka më shumë njerëz në vështirësi sesa në të njëjtën ditë të një viti më parë. Unë dua t’ju uroj të gjithëve mbarësi dhe duke shpresuar e punuar së bashku për t’i kapërcyer vështirësitë, duke kapërcyer varfërinë në rritje, papunësinë në rritje dhe për t’u bërë të gjithë solidarë në përballimin e një krize ekonomike që shkon duke u thelluar, për të mos humbur për asnjë moment besimin se gjithçka varet nga ne dhe se me ndihmën e Zotit të gjitha janë të kapërcyeshme dhe të gjitha do t’i kapërcejmë”, - u shpreh Rama.

23 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›