Hani Hotit, Policia Kufitare sekuestron 18 kilogramë lëndë narkotike Pika kufitare e Hanit të Hotit

Policia Kufitare ka sekuestruar ditën e sotme, pranë pikës kufitare të Hanit të Hotit rreth 18 kilogramë hashash. Lënda narkotike është kapur në afërsi të shinave hekurudhore të linjës Shkodër-Podgoricë në afërsi të pikës së kalimit të territorit shqiptar. Shërbimet e policisë kufitare, pasi kanë konstatuar në këtë zonë lëvizje të dyshimta të disa personave të paidentifikuar, kanë bërë thirrje për t’i ndaluar, kur këta të fundit të favorizuar nga terreni malor janë larguar me shpejtësi, duke braktisur dy thasë. Policia bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të dy thasëve dhe nga veprimet e kryera nga specialistë të Seksionit Kundër Narkotikëve.