Minatorët në protestë, përplasje me policinë. Reagon PS
Minatorët kanë zhvilluar një protestë paradite në godinën e kryeministrisë, ku ata u përplasën me policinë në përpjekjen e tyre për të mësyrë me forcë në këtë institucion. Në moshë të vjetër dhe të pafuqishëm përballë uniformave blu, minatorët janë përpjekur të cajnë kordonin e policisë pa ia arritur qëllimit. Protesta zgjati disa orë ndërsa policia duke parë tensionimin e situatës ka lajmëruar edhe ndihmën e shpejtë në rast të një situatë emergjente. Minatorët kërkojnë takim me kryeministrin Sali Berisha, deri tani i pamundur. Ata synojnë miratimin e statusit të minatorit në Parlament, një ligj që parashikon uljen e moshës së pensionit deri në 50 vjec dhe rishikimin e pagës.
Partia Socialiste reagoi sot pas protestës së minatorëve me anë të deputetit Qemal Minxhozi. "Minatorët e gjithë Shqipërisë sot kërkonin premtimet e pambajtura të qeverisë. Si është e mundur që mosha e pensionit është në kufirin pranë vdekjes së tyre. Minatorët e kanë tepër të vështirë për të marr atë pension minimal, ata e kanë tepër të vështirë për të punuar në ato kushte të vështira pune, apo skandaloze, prandaj ata ishin plotësisht në të drejtat e tyre", tha ai.
Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e shtunë , 20 shkurt 2010 ) < I mëparshmi