E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, zjarr në stadium, digjet traseja mbrojtëse

GJIROKASTëR- Dëmtohet në orët e mbrëmjes traseja mbrojtëse e lojtarëve në stadiumin Gjirokastra. Një zjarr i shkaktuar nga pakujdesia ka shkaktuar djegien plotësisht të mbulesës nga ku dalin në fushë kryesisht lojtarët e ekipit Luftëtari.

Menjëherë pas informacionit në vendgjarje ka mbërritur efektive të zjarrfikëses por në pamundësi për të shuajtur zjarrin, mbulesa është shkrumbuar. Sipas burimeve nga drejtues të klubit të Luftëtarit dëmi i shkaktuar në stadium llogaritet në rreth 4000 euro ndërsa blerja e kësaj traseje ishte siguruar nga donatorë të ndryshëm.

Burime të ekpertizës hetimore që kanë mbërritur në vendngjarje kanë pohuar se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e disa fëmijëve të vegjël që kanë qenë duke luajtur pranë hyrjes kryesore të stadiumit duke i vënë zjarrin trasesë mbuluese. Në stadiumin Gjirokastra përgjatë këtij sezoni janë zhvilluar gjithësej 18 ndeshje ndërsa gjatë vitit 2009 u bë e mundur ndërhyrja për rehabilitimin e fushës dhe pjesëve të tjera me fonde të akorduara nga bashkia e qytetit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›