Durrës, sekuestrohen në port 15 kg drogë, dy në pranga
Për këtë arsye, në pranga kanë rënë dy shtetas, kushërinjtë, Flamur Xeka 32 vjeç dhe Shkelqim Xekla 27 vjeç. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua nga agjentët e antidrogës në Portin e Durrësit, në një automjet që po ankorohej në tragin e linjës Durrës-Bari. Aksioni nisi pas mbërritjes së një telefonate në sallën operative të policisë, se në makinën me targa të huaja ndodhej drogë. Policia ndërmori aksionin, duke sekuestruar sasinë e drogës e paketuar me letra natriban. Destinacioni i drogës ishte tregu italian, nga ku edhe do të shpërndahej. Të arrestuarit janë nga Mamurrasi, ndërkohë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në shtetin fqinj me dokumente të rregullta. Policia po vijon hetimet për të zbuluar prejardhjen e lëndës fitimprurëse dhe destinacionin përfundimtar si dhe lidhjen e mundshme të këtyre personave me ndonjë rrejt trafikimi të drogës.