Dade: Shqiptaret kercenohen me buken e gojes nga qeveria
Deputetja e Partise Socialiste, Arta Dade, riperseriti dje apelin per te gjithe qytetaret, qe te bashkohen ne protestat per t'i dhene fund keqqeverisjes qe buron nga deformimi i vullnetit te lire te votes se 28 qershorit, qe me "shurdheri", "kokefortesi" e panik, mbahet kycur ne kutite e votimit. Permes nje komunikimi per mediat, sekretarja per Marredheniet Nderkombetare ne seline roze, tha se kur nje pushtet deformon e grabit vullnetin e zgjedhesve per t'u kthyer ne nje kaste qe pasurohet ne kurriz te qytetareve, nje popull i emancipuar ka te drejten e detyrimin qe t'i thote ketij pushteti ndal, me cdo forme demokratike. "Prandaj sot PS u ben thirrje te gjithe shqiptareve qe t'u bashkohen protestave tona te pandalshme. Berisha Kryeminister u perpoq te realizonte endrren e vjeter te Saliut President, per ta kthyer Shqiperine ne vendin, ku ai dhe familja e tij sundojne e pasurohen e ku nje popull i tere vuan pasojat e paaftesise, korrupsionit, papergjegjshmerise dhe arrogances se pushtetit te vjedhur", tha Dade. Sipas saj, PS u ben thirrje te gjithe shqiptareve qe t'u bashkohen protestave te tyre anembane Shqiperise per t'i dhene fund pushtetit te korruptuar dhe arrogant te Berishes, papunesise ne rritje, renies drastike te ekonomise, rritjes se frikshme te cmimeve, falimentimit te bizneseve, grabitjes se tokave te fermereve e bujqve me ligj, varferise qe thellohet cdo dite, cdo jave, cdo muaj ne qytet e ne fshat, qe prej 28 qershorit, kur u grabit vota e lire e shqiptareve. "Ne te gjithe Shqiperine ka sot me mijera shqiptare te vene nen presione te skajshme nga pushteti i grabitur qe te heshtin per problemet e tyre. Ne cdo fshat e qytet perfaqesuesit e pushtetit po i kercenojne shqiptaret me vendin e punes e me ndihmen sociale, po kercenojne bizneset e medha e te vogla qe te mos i bashkohen protestes se opozites", tha Dade.