Ansip: Shqiperia, koha per te levizur pa viza
Kryeministri i Estonise, Andrus Ansip, tha dje ne nje interviste per Televizionin "Klan", se eshte koha qe edhe shqiptaret te levizin pa viza. Ai shprehu edhe njehere mbeshtetjen qe ky proces te realizohet sa me shpejt, si dhe siguroi asistencen e Estonise per Shqiperine per te cuar perpara procesin e integrimit te vendit.
Zoti kryeminister a keni nje vleresim tuajin mbi hapat qe ka bere Shqiperia, gjate ketyre viteve te fundit ne procesin per integrimin evropian?
Sipas kendveshtrimit tim, Shqiperia ka bere perpjekje domethenese ne 20 vitet e fundit. Gjate viteve 90, prodhimi i brendshem bruto ishte 250 dollare per person tani eshte rreth 6 mije dollare, mund te themi se ne kuptimin ekonomik ne Shqiperi ka ndodhur nje mrekulli e vertete. Edhe per sa i takon zhvillimeve demokratike, ka pasur ecuri pozitive, por megjithate eshte ende nje rruge e gjate per tu pershkruar ne kuptimin ekonomik dhe ne reformat demokratike sikunder ndodh dhe ne cdo vend tjeter.
Shqiperia pret nje vendim te rendesishem, sic eshte liberalizimi i vizave. Qeveria thote se i ka permbushur kriteret e udherrefyesit. A mendoni se eshte koha qe shqiptaret te levizin pa viza?
Po! Mendoj se eshte shume e rendesishme per te gjithe njerezit te kene mundesine te udhetojne kudo ne Evrope, pa pasur nje vize. Shpresoj seriozisht qe kjo te ndodhe shume shpejt, qe qytetaret shqiptare te udhetojne ne Evrope lehtesisht. Levizja e lire e njerezve eshte nje nga parimet baze te bashkimit evropian dhe eshte e qarte qe njerezit ne Evrope duan ta perdorin kete te drejte dhe liri bazike.
A eshte e mundur qe kjo te ndodhe brenda Presidences Spanjolle te Unionit?
Shpresoj keshtu! Por duhen permbushur kriteret. Per shembull, Estonia kerkon t'i bashkohet eurozones, duke filluar prej 1 janarit 2011 dhe per kete duhet te permbushe kriteret e nevojshme, nese Shqiperia kerkon te kete regjim pa viza, kjo do te thote se duhet te permbushe kriteret. Estonia eshte nje mbeshtetese e forte e zgjerimit te Bashkimit Evropian dhe ne do te donim ta shihnim ate si nje bashkesi te forte, cfare do te thote se te gjitha vendet kandidate duhet te permbushin te gjitha kriteret e nevojshme. Te gjithe duhet te bejme detyrat e shtepise. Jam i sigurt se shqiptaret do te jene te zote te permbushin te gjitha angazhimet dhe te mberrijne qellimin e tyre per t'ju bashkuar BE, fillimisht per te perfituar liberalizimin e vizave.
Dhe a konstatuat progres, per sa i takon vizave?
Po, sigurisht! Te gjithe mund ta shohin progresin e shenuar dhe sikunder thashe shpresoj qe kjo te ndodhe shpejt.
Ju thate dy dite me pare gjate konferences per shtyp me kryeministrin e Shqiperise, se do te mbeshtesni Shqiperine ne drejtim te integrimit evropian dhe liberalizimin e vizave. Cfare do te ofroni konkretisht, eksperte p.sh?
Ekspertet kane gjithashtu nje rol te rendesishem. Per Estonin ne fazen e integrimit ishte e rendesishme te kishte nje qellim konkret ate per t'ju bashkuar BE-se dhe duke e pasur kete realizuam reformat, fale te cilave mund te flasim sot per nje histori suksesi te Estonis. Eshte shume e rendesishme qe keto qellime dhe objektiva te jene te qarta edhe per Shqiperine dhe eshte gje shume e mire qe ju keni disa miq te mire qe ju mbeshtesin qe te realizoni reformat, miq qe jane gati tu japin keshilla te mira, te ndajne eksperiencen e tyre. Ne po sillemi si partnere te mire me Shqiperine ne NATO, marredheniet dy paleshe jane ne rrugen e duhur dhe sigurisht ne duhet te ndihmojme dhe mbeshtesim njeri-tjetrin.
Asambleja e PS
LMN