Perandori i Iggulden
01/08/2011 Në këtë libër të dytë të serisë “Perandori”, me të cilën Conn Iggulden fitoi në mbarë botën emër si një ndër shkrimtarët më të shquar të romanit historik, vazhdon rrëfimi i historisë së mahnitshme të Jul Qezarit, ku ndërthuret mjeshtërisht historia me aventurën, ambicia me rivalitetin, trimëria me tradhtinë.
I detyruar të largohet nga Roma, djaloshi Jul Qezar nis shërbimin në një anije romake, e cila bie pre e një kurthi të ngritur nga piratët në ujërat e rrezikshme të Mesdheut. Pas disa muajsh mjaft të vështirë si peng të piratëve, Juli me shokët e vet legjionarë, braktisen në brigjet e shkreta të Afrikës së Veriut. Megjithatë, ai ia del mbanë të mbledhë një grup rekrutësh e të ngjizë me ta një njësi të aftë për t’u hakmarrë ndaj piratëve e më tej, për të shtypur revoltën që ndërkohë kishte shpërthyer në Greqi. Më në fund Jul Qezari kthehet në Romë si hero, por njëkohësisht armiqtë e tij tashmë nisin ta shohin gjithnjë e më shumë si një kanosje. Në Romë ai takohet sërish me Brutin, shokun e tij të fëminisë, por pa shkuar shumë, të dy shokët thirren sërish për të luftuar, kësaj here kundër një armiku të ri, një gladiator i quajtur Spartak me një ushtri prej 70.000 skllevërish i cili po kanoste vetë ekzistencën e Romës.
Pas ciklit “Perandori” kushtuar figurës së Jul Qezarit, që e bëri të famshëm në mbarë botën, Conn Iggulden (lindur në Angli, më 1971), ka botuar ciklin “Pushtuesi”, kushtuar Xhingis Khanit. Sot Iggulden konsiderohet një ndër shkrimtarët më të shquar të romanit historik. Të gjitha veprat e tij kanë qenë në krye të listës së bestseller-ve, si në SHBA ashtu dhe në Angli.
Fortesa e Mitilinit ngrihej lart në kodër sipër tyre. Në mure lëvrinin pika të ndritshme, teksa rojet bënin rrugën e vet në errësirë. Porta prej druri lisi, e përforcuar me hekura, qe e mbyllur, kurse e vetmja rrugë që shpinte lart në shpatet e thikta ruhej pëllëmbë për pëllëmbë.
Gaditiku kishte lënë vetëm njëzet nga luftëtarët e tij në galerë. Sapo pjesa e mbetur e centuries zbriti në stere, ai u dha urdhër të tjerëve ta tërhiqnin dërrasën-urë dhe Akcipiter-i rrëshqiti me ngadalë mbrapsht, duke iu larguar ishullit të errët, me lopatat që vetëm sa i ciknin ujërat e qeta të detit.
Në këtë mënyrë galera do të ishte jashtë rrezikut gjatë mungesës së tyre. Me dritat krejt të shuara, tani ajo qe thjesht një njollë e errët, që anijet armike mund ta pikasnin vetëm po të hynin brenda gjirit të vogël të ishullit.
Juli qëndronte me njësinë e vet dhe priste urdhrin. Mundohej t’i përmbante emocionet, tek shihte se më në fund po hynte në veprim luftarak mbas gjashtë muajsh patrullimi në bregdet. Edhe pse kishin epërsinë e befasisë, fortesa dukej e fortë dhe e rrezikshme, dhe ai e dinte mirë se me gjasë kapërcimi i mureve do të lahej në gjak. Edhe një herë kontrolloi pajisjen, duke provuar me dorë çdo kryqësore të shkallës që i ishte besuar, dhe kaloi nga ushtari në ushtar, për t’u bindur në i kishin mbështjellë sandalet me pece, në mënyrë që të mos bënin zhurmë e të kapeshin më mirë në shkallën. Gjithçka ishte në rregull, por megjithatë, ushtarët iu nënshtruan kontrollit pa u ankuar, edhe pse qe hera e dytë mbas zbarkimit. Ai e dinte se nuk do ta turpëronin. Katër prej tyre qenë ushtarë të vjetër, ndër ta edhe Pelitasi, i cili kishte dhjetë vjet më shumë përvojë në galerë sesa ai. Juli e pati bërë zëvendës, sapo e kishte e kuptuar se gëzonte respektin e pjesës më të madhe të ekuipazhit. Deri tani e patën shpërfillur dhe nuk e patën ngritur në përgjegjësi, por, matanë shkujdesjes në mbajtje të uniformës dhe fytyrës fort të shëmtuar, Juli ia pikasi vetitë e mira dhe Pelitasi menjëherë u bë mbështetës i vendosur i djaloshit teserar të ri.
Gjashtë të tjerët qenë zgjedhur nëpër portet romake rrotull mbarë Greqisë, gjatë kohës që Akcipiteri plotësohej me ekuipazh. Pa dyshim, disa syresh kishin pasur njolla të errëta në jetë, mirëpo, kur vinte puna për ushtarë galerash, ndaj kërkesave për një të kaluar të pastër shpesh mbyllej një sy. Ushtarët me borxhe, ose me raste mosbindjesh ndaj oficerëve, e dinin fare mirë, se anijet ishin mundësia e fundit për ta, që të merrnin ndonjë pagë, por Juli nuk qahej fare prej tyre. Të dhjetë ushtarët e tij ishin kalitur në luftime, kështu që, kur i dëgjoje si rrëfenin për to, zëre se po dëgjoje një përmbledhje të rrugës së përshkuar nga Roma gjatë njëzet vjetëve të fundit. Ishin të vrazhdë e kokëfortë dhe Juli ngazëllehej, kur mendonte se nuk do t’i bënin bisht asnjë pune të ndyrë – si kjo e spastrimit të Mitilinit prej kryengritësish në këtë natë vere pa hënë.
Gaditiku kalonte nga njësia në njësi dhe ndalej për të folur me të gjithë oficerët. Suetoni tundi kryet në shenjë pohimi, kur ai i tha diçka, dhe e nderoi. Juli e ndoqi me sy fqinjin e vjetër dhe sërish ndjeu antipati për të, por pa e pasur të qartë për çfarë konkretisht nuk e honepste këtë oficer të ri. Muaj me radhë të dy kishin shërbyer krah për krah me një mirësjellje të tillë akull të ftohtë, që tani dukej, se nuk mund të shkrihej më. Suetoni ende e shihte si atë djalin e dikurshëm, që e pati lidhur dhe rrahur paq bashkë me shokët e tij. Asgjë nuk dinte ç’kishte bërë djali më pas, dhe kishte nënqeshur me qesëndi, kur Juli iu kish rrëfyer ushtarëve si kishte hyrë në Romë në krye të një Triumfi bashkë me Mariusin. Ushtarëve në kuvertë ngjarjet e kryeqytetit nuk u vinin veçse si thashetheme nga larg, dhe Juli e ndjente, se disa prej shokëve të Suetonit nuk po e besonin. Kjo e acaronte, por ama shenja më e parë e fërkimeve dhe grindjeve ndërmjet njësive do të sillte zbehjen e frymës luftarake. Juli nuk hapi gojë as kur dëgjoi Suetonin të rrëfente sesi dikur e kishte pas lënë teserarin tjetër varur në një degë peme, mbasi ia kishte përplasur kryet disa herë. Toni i rrëfimit të linte përshtypjen sikur kishte qenë thjesht punë kalamajsh. Nga fundi e kishte ndjerë vështrimin e ngulët të Julit dhe ishte hequr si i befasuar, madje duke i shkelur syrin ndihmësit të vet.
Gaditiku u afrua. Juli e pa Suetonin si iu zgërdhi me tallje mbrapa shpine, por nuk ia ndau sytë centurionit dhe e nderoi, duke marrë qëndrim gatitu. Gaditiku tundi kryet dhe ia ktheu me një lëvizje të shpejtë të dorës së djathtë.
Në mos e ditshin që jemi këtu, atë çerdhe të vogël do ta kemi zhbirë pa zbardhur dita. Por në i paçin çuar fjalë, do na duhet të luftojmë pëllëmbë për pëllëmbë. Hapni sytë mirë, që parzmoret dhe shpatat të mos bëjnë zhurmë. Nuk dua zëra sa kohë që jemi në këtë vend të hapur.