E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: "Vizat, diplomacia shqiptare e paafte, paritet me Maqedonine"

Paaftesia e diplomacise shqiptare lejoi ndryshimin e regjimit te vizave nga Maqedonia. Ky ishte qendrimi i ardhur dje nga Partia Socialiste, lidhur me kete ceshtje. Sekretarja per marredheniet nderkombetare prane kesaj partie, Arta Dade, lidhur me njoftimin e fundit nga Shkupi zyrtar, sipas te cilit Kryeministri Gruevski ka shtyre viziten per ne Tirane, u shpreh se "takimi Berisha-Gruevski do te ishte shansi i fundit per zgjidhjen e ceshtjes se vizave". Sipas saj, deshtimi eshte pergjegjesi e Ministrise se Jashtme, e cila eshte treguar e paafte per negociata me homologen maqedonase, sa i takon kesaj ceshtjeje. "Nese nuk arrihet perfundimisht nje marreveshje per ceshtjen e vizave, pergjegjesia per kete do te jete e Kryeministrit Berisha". Madje, ne po kete linje, deputetja socialiste vleresoi se "nje diplomaci e afte duhet te kete gjithmone gati nje plan B. Nese Maqedonia nuk terhiqet nga qendrimi i saj dhe Shqiperia te vendose viza per qytetaret maqedonas". Sipas saj, nuk ka asnje argument nga ana e pales maqedonase, qe te ndryshohet regjimi i vizave per arsye se dy shtetet tona jane akoma ne te njejten faze te proceseve integruese ne BE dhe aq me teper duke qene dy vende, qe jane ne Karten Adriatikut dhe shpresojne te arrijne nje ftese per ne NATO, ne muajt e ardhshem. Nderkohe, ajo ka nenvizuar se nuk duhet perjashtuar mundesia e vendosjes se nje pariteti per ceshtjen e vizave me palen maqedonase, nese nuk terhiqen nga vendimi per ashpersimin e vizave, cka do te thote qe dhe shtetasit maqedonas duhet te levizin me viza per ne Shqiperi.
O.XH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›