E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade akuzon Topallin: Çoi letër kundër Ramës në KiE

 BLEDAR HOTIDeputetja e PS-së, Arta Dade akuzon kryeparlamentaren Topalli për dërgimin e një letre në të cilën fajësonte kryesocialistin Edi Rama për mungesën e socialistëve në delegacion. Pas akuzave të Topallit ndaj sekretares për Marrëdhëniet me Jashtë të PS-së, tani është vete Dade që shprehet se “kryeparlamentarja ka dërguar vetë letra nga ana e saj në të cilën akuzon kreun e PS-së”. “Jam për të diskutuar me grupin socialist dhe personalitetet përfaqësuese të së djathtës në Asamblenë Parlamentarë lidhur me raportin që dy raporterët i kanë avancuar Asamblesë Parlamentare për t’u diskutuar dhe votuar në seancën e nesërme. Kjo është shumë herë më e rëndësishme se sa makinacionet dhe mashtrimet e zonjës Topalli, e cila nga ana e saj ka dërguar një letër me sharje dhe fyerje për kryetarin e PS. Unë kam njoftuar Asamblenë Parlamentare vetëm për shkeljen e rregullores edhe të Asamblesë Parlamentare. Të gjithë janë të interesuar të dëgjojnë për situatën dhe për zgjidhjen e krizës”, deklaroi Dade.  Sekretarja socialiste shprehet me tej se në këtë letër Topalli pranon shkeljen e Rregullores dhe se do ta bënte publike tekstin e dërguar nga kryeparlamentarja drejt Strasburgut. “është pikërisht kjo gjë që ne po bëjmë edhe këtu përkundrejt asaj që po bëjnë të dërguarit e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit që po ushtrojnë presion ndaj partnerëve ndërkombëtarë për të ndryshuar draft/raportin në favorin e tyre”, theksoi deputetja socialiste. Dy ditë më parë kryeparlamentarja Topalli nxori një letër publike me vulën e PS-së dhe firmën e sekretares Dade ku i kërkohej grupeve të Asamblesë së KiE verifikimin e kredencialeve të deputetëve të delegacionit shqiptar. Letra e Topallit Kuvendi, pas deklaratës së Dades, bëri publike letrën e  dërguar nga Topalli në adresë të kreut të Asamblesë së KiE, ku theksohej se nuk i kishte zëvendësuar vendet e socialistëve. “Në listën e paraqitur në Kuvend, dy vende i takojnë anëtarëve të PD-së, një vend anëtarit të PDU - (mbrojtja e të drejtave të çamëve), një vend anëtari PS, ashtu si në legjislaturën e kaluar, po ashtu edhe dy vende për zëvendës i përkasin PS-së (pra, një zëvendësim më shumë se në legjislaturën e mëparshme)”, shkruan Topalli. Gjithashtu vihet në dijeni se PS-ja ka bojkotuar Kuvendin dhe se nuk kanë zgjedhur kreun e grupit. “Në mungesë të Kryetarit të Grupit Socialist unë nuk kisha askënd për të diskutuar në lidhje me emrat e përfaqësuesve të PS, por e kam lënë vendin e tyre bosh deri në fund të bojkotit të tyre. Z. Kastriot Islami (PS) ka qenë një anëtar i delegacionit dhe raportues për Gjeorgjinë. Emri i tij është lënë si një zëvendësim deri sa PS do të përcaktojë vetë emrat përfaqësues”, theksohet në letër. Ndërsa ka vënë në dukje se Edi Rama kërkon të rrëzojë qeverinë me protesta. “Më 21 janar 2010, Lideri i Partisë Socialiste në një program televiziv, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit: “A do të dërgoni ndonjë deputet socialist në Këshillin e Evropës?”, u shpreh: “Deputetët nuk do të shkojnë në Strasburg, por PACE (Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës) do të vijë këtu!”. Në të njëjtin program, kreu socialist tha se: ‘Ne do ta përmbysim me forcë qeverinë!’, shkruan Topalli.Letra e Jozefina TopallitI nderuar Z. President,Më 28 qershor 2009, në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Parlamenti u formua më 7 shtator 2009.Në fillim të sesionit të ri, në bazë të nenit 7, pika 3 të Rregullores së Punës: “Kryetarja e Kuvendit, në konsultim me kryetarët e grupeve, përcakton listën e anëtarëve të delegacioneve të përhershëm të Kuvendit dhe presidiumet e tyre pranë organizmave ndërkombëtare. Përbërja e tyre duhet të përfaqësojë, sa më shumë të jetë e mundur, përmbajtjen politike të Kuvendit. Dhe gjithashtu në pajtim me Rregulloren e punës, unë u konsultova me Kryetarët e grupeve parlamentare dhe gjithmonë duke respektuar rregulloren e punës, njoftova mbi përbërjen e ulëseve në Parlament.Në listën e paraqitur në Kuvend, dy vende i takojnë anëtarëve të (PD) - Partia Demokratike (shumica), një vend anëtarit të (PDU) - Partia për Drejtësi dhe Unitetit (mbrojtja e të drejtave të çamëve), një vend anëtari (PS) Partia - Socialiste, ashtu si në legjislaturën e kaluar, po ashtu edhe dy vende për zëvendës i përkasin PS-së (pra, një zëvendësim më shumë se në legjislaturën e mëparshme).Në rolin e Kryetares së Parlamentit, unë jam e vendosur plotësisht të respektoj Rregulloren e Procedurës dhe të proporcionalitetit, sa më shumë të jetë e mundur. Por, ju lutem më lejoni t’ju informoj se deputetët socialistë kanë bojkotuar Parlamentin, që nga dita e parë. Si pasojë, ata nuk kanë bërë betimin dhe ata nuk kanë zgjedhur ende kryetarin e grupit të tyre. Në mungesë të Kryetarit të Grupit Socialist unë nuk kisha askënd për të diskutuar në lidhje me emrat e përfaqësuesve të PS (siç kërkohet në Rregulloren e Punës), por e kam lënë vendin e tyre bosh deri në fund të bojkotit të tyre. Z. Kastriot Islami (PS) ka qenë një anëtar i delegacionit dhe raportues për Gjeorgjinë. Emri i tij është lënë si një zëvendësim deri sa Partia Socialiste do të përcaktojë vetë emrat përfaqësues.Unë u kam kërkuar vazhdimisht atyre për të ndaluar bojkotin dhe të bëhen pjesë e Parlamentit për të mbushur këto vende bosh dhe për të përcaktuar emrat e delegacionit shqiptar të PACE.Më 21 janar 2010, Drejtues i Partisë Socialiste në një program televiziv, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit: “A do të dërgoni ndonjë deputet socialist në Këshillin e Evropës?”, u shpreh: “Deputetët nuk do të shkojnë në Strasburg, por PACE (Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës) do të vijë këtu!”Në të njëjtin program, kreu socialist tha se: “Ne do ta përmbysim me forcë qeverinë!” Më poshtë, po ju përmend disa nga titujt e gazetave ditore, duke iu referuar deklaratave të kreu socialist, Edi Rama... Për momentin, grupi socialist do të hyjë në Parlament, dhe të zgjedhë Kryetarin e Grupit të tij, unë do të konsultohem me të (siç kërkohet me Rregulloren e punës) dhe do të dërgoj te ju emrat, që ata vetë do të vendosin për anëtarët socialistë dhe zëvendësuesit në Asamble.I nderuar Z. President,Siç mund ta shikoni, vendet e anëtarëve Socialiste në PACE janë të njëjta me ato të legjislaturës së mëparshme, ndërkohë që zëvendësit socialiste janë më shumë sesa legjislatura e mëparshme.JOZEFINA TOPALLI çOBAPresidente e Rregullores së Punës,Imunitetit dhe çështjeve Institucionale

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›