Harasani - “I bindur se do hyjmë të gjithë në Kuvend”
Deputeti socialist Andis Harasani tha dje se pas takimeve që zhvilluan me eurodeputetë në Bruksel mori mbështetjen për vendimin e marrë për të hyrë në Kuvend, por dhe se me vendimin e tyre do të bashkohen dhe deputetë e tjerë të grupit parlamentar socialist. “Jemi të bindur se bashkë me bisedat e zhvilluara dhe bashkë me kolegët tanë në Tiranë, shumica e deputetëve socialistë në një datë të afërt do të futen në Parlament për të ushtruar detyrën tonë kushtetuese”, tha Harasani. Deputeti socialist tha se në Bruksel paraqitëm shqetësimet tona ndaj qeverisë aktuale, por dhe bojkotit të opozitës, e cila që prej pesë muajsh ndodhet në bojkot të plotë me Parlamentin e vendit.