E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon votimi për kreun e KOKSH. Konflikt Ademi

Tiranë-Janë anulluar zgjedhjet për kreun e Komitetit Olimplik Shqiptar, pas një incidenti të ndodhur në qendrën e votimit. Mësohet se njëri nga kandidatët për këtë post, Esat Ademi, është konfrontuar me policet që ruanin kutitë e votimit. Ademi akuzon Asamblenë e Përgjithshme, pasi sipas tij nuk janë bërë publik emrat e delegatëve që do të marrin pjesë në votim. Në këtë incident u përfshi edhe djali i Ademit.

Asambleja ka pezulluar zgjedhjet e sotme dhe do të caktoje nje date tjeter per zhvillimin e tyre.

Ngjarja ndodhi në orët e mesditës në kohën kur në sallë kishte sportistë që votonin. Sipas burimeve, Ademi ka kërkuar që në votim të marrin pjesë të 16 sportistët që morën pjesë në lojrat olimpike të Pekinit. Reagimi i tij erdhi kur pa se ishin zgjedhur vetëm 3 sportistë të këtyre lojrave.

Për President të Komitetit Olimpik Shqiptar kandidon Esat Ademi dhe Fidel Ylli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›