E Diel, 1 Nëntor 2026

Krishtlindjet,Berisha:Shqiptarët i festojnë sot më mirë se kurrë

Kryeministri Berisha ka uruar sot të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Në një prononcim për mediat pas vizitës së tij në Kishën Ortodokse, kreu i qeverisë theksoi se sot besimtarët nderojnë aktin më madhor të shoqërisë lindjen.
 

"Shpreh urimet e mia më të përzemërta për besimtarët ortodoks, dhe të krishterë që nderojnë në këtë ditë aktin më madhor të jetës së shoqërisë njerëzore, lindjen. Nderojnë jo vetëm lindjen por lindjen e një burri do të martirizohej, flijohej për të ndriçuar mendjen e njeriut dhe njerëzimit. Le të urojmë dhe falenderojmë zotin për ndihmën e tij të madhe që u ka dhënë dhe jep shqiptarëve që festojnë sot këtë ditë më mirë se kurrë në historinë e tyre ” ka theksuar kryeministri Berisha.

Ai ka uruar gjithashtu të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindjen tjetër ta festojnë më të begatë, më mirë dhe më afër ëndrrave të tyre. “Edhe një herë një urim të përzemërt për të gjtihë shqiptarët” ka përfunduar Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›