Dafina dhe Seveni në Nju Jork

Këngëtarja Dafina Zeqiri, do të rikthehet në SHBA, ku gjatë vitit të kaluar qëndroi për disa muaj.
Gjatë javës së ardhshme ajo do të udhëtoj drejt Nju Jorkut, ku do të performojë për fansat e saj.
Koncerti do të mbahet më 11 maj në "Inside Park", ndërsa në skenë do të performoj edhe këngëtari Seven Saraqi.
Pak ditë më pare Dafina ka publikuar versionin anglisht të "Veç ti" me titull "Your Love", ndërsa së fundmi ka publikuar edhe videon paralajmëruese të “Bloodah”. /Indeksonline/