E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nora Istrefi shijon jetën e natës pa të fejuarin, Robertin



Fundjava e kaluar për këngëtaren Nora Istrefi ka qenë pushim. E shoqëruar nga miqtë e saj, këtë radhë pa të fejuarin ajo është parë duke shijuar jetën e natës në një nga lokalet e njohura të Prishtinës. Këtë radhë nuk e kishte as motrën e cila si bodyguard e shoqëron gjithmonë Norën, por ishte vetëm me shoqe. E veshur me një fustan të shkurtër, këngëtarja ka vallëzuar nën ritmet e muzikës ritmike në atë lokal, aq sa nuk ka mundur të ikë nga aparati fotografik.
Nora është irrituar tej mase kur ka lexuar shkrimin e botuar javën që kaloi në “Panorama plus” mbi krizën e këngëtarëve, duke u shprehur se ka aranzhuar datat e koncerteve deri në shtator. Me sa dihet, shumica e koncerteve mbahen gjatë fundjavave kurse sa për rikujtim, fundjavën që kaloi Nora ishte duke shijuar momente pushimi dhe nuk ishte duke kënduar askund! Kohëve të fundit këngëtarja kishte shtuar disa kilogramë dhe për këtë gjë i është dashur të fillojë palestrën për të ruajtur linjat e trupit. Fjalët se do të futen së bashku me të fejuarin në spektaklin “Vip Shpija e Kosovës” po dalin të pavërteta. “E vërtetë që kishim kërkesë, mos të themi dhe lutje për të qenë pjesë e këtij spektakli, por duke pasur parasysh kushtet në të cilat duhet të qëndrojmë brenda të mbyllur dhe nën vëzhgim 24 orë të kamerave, definitivisht së bashku me Robertin vendosëm që të tërhiqemi”, është shprehur ajo.
Këto ditë, Nora është duke xhiruar klipin më të ri për këngën me titull “Dy shokë”, këngë kjo e punuar nga Flori Mumajesi. Për klipin në fjalë, këngëtarja është duke bashkëpunuar me një produksion filmik vendor përkundër klipeve të tjera që i ka punuar në Maqedoni. “Kënga është një stil më ndryshe, gjithashtu pak ritmike”, thekson Nora.
Përveç veshjeve interesante, këngëtarja stilin e flokëve nuk e ka ndryshuar, duket shumë e njëjtë si në klipin “Sekret” me flokë kaçurrela.
bl.re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›