E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dagestan Vriten shtate ekstremiste

Shtate ekstremiste islamike jane vrare ne dy perleshje te ndara me policine dhe me forcat e sigurimit ne republiken ruse te Dagestanit ne Kaukaz njoftuan institucionet ruse te premten mbrema.

Gjate operacionit te forcave ruse te sigurimit ne nje fshat u vrane pese ekstremiste beri te ditur zedhenesi i Ministrise se Brendshme Magomed Tagirov.

Policia dhe forcat e sigurimit nderkohe percollen edhe nje grup tjeter te te dyshuarve ne kryeqytetin Mahachkali te cilet pastaj u mbyllen ne nje shtepi dhe ryzuan te dorezoheshin. Policet ruse arriten te hynin ne shtepi dhe te vrisnin dy dhe te arrestonin nje ekstremiste. Gjate aksionit u vrane edhe dy police ruse kurse tre te tjere mbeten te plagosur deklaroi Tagirov.

Konfliktet e ngjashme ne Kaukazin Verior jane bere nje dukuri pothuajse e perditshme.

Sulmet ndaj polices dhe zyrtareve te ndryshem ne Ceceni dhe Dagestan zakonisht iu pershkruhen kryengritesve islamike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›