E Diel, 1 Nëntor 2026

Guma vdiq si martir i krishterimit

Aristotel Guma i cili humbi jeten mbremjen e 12 gushtit 2010 si pasoje e nje aksidenti eshte cilesuar nga mitropoliti i Gjirokastres Dhimitri Sianidhi si martir i krishterimit.

Kjo deklarate e Sianidhit eshte bere gjate meshes fetare qe u zhvillua ne kishen e Himares ne perkujtim te dites se 40 te ndarjes nga jeta te 37-vjecarit Guma.

Gazeta Shqiptare ka arritur qe te premten te siguroje pamje filmike te nje videoje amatore e cila ka xhiruar per afro 12 minuta ceremonine fetare qe zgjati tri ore e gjysme filluar qe nga kenget kishtare e deri te mesha e qe te gjitha u bene ne gjuhen greke.

Eshte kjo hera e pare qe opinioni publik shqiptar pa dhe degjoi ato qe brenda kishes se Himares u thane ne mesditen e 19 shtatorit per shkak se asokohe nuk u lejua prania e mediave.

Aristoteli vdiq si ortodoks i devotshem sikur dhe martiret e pare te krishterimit por edhe si martiret me te rinj te periudhes se sundimit turk. Ky vend Shqiperia ka pasur martiret e vet dhe ka vuajtur shume gjate ne kohen e diktatorit Hoxha. Ne kete kishe kur ajo sapo ishte hapur bashke me kryepeshkopin kemi takuar disa gra te cilat njezeri jane ankuar dhe na kane rrefyer per burrat qe te helmuar nga propaganda ateiste e asaj kohe vrane bashkeshortet dhe femijet e tyre. Tani u martirizua dhe ai Aristotel Guma thekson mes tjerash ne video mitropoliti grek i Gjirokastres.

Duke iu referuar pamjeve filmike Sianidhi eshte shprehur edhe se kur nje njeri pagezohet si Aristoteli ai jeton dhe vdes si nje i krishtere ortodoks i mire. Atehere shpirti i tij kalon ne jeten e pertejme ne prezence te Zotit tone Jezu Krishtit. Aristoteli duke misheruar virtytet e nje ortodoksi te mire jetoi jeten e tij dhe ne nje moment te veshtire qe i solli ajo vdiq si ortodoks i devotshem.

Ceremonia

Ndryshe ceremonia perkujtimore per nder te Aristotel Gumas 37 qe me 19 shtator 2010 mbushi 40 dite nga vdekja eshte mbajtur pa incidente. Ne ceremoni kane marre pjese perfaqesues te larte te politikes greke por dhe te asaj shqiptare. Ceremonia filloi ne tete te mengjesit nderkaq shume banore te Himares por dhe nga Greqia qe kishin ardhur enkas per kete rast fillimisht shkuan ne vendin kishte ndodhur aksidenti fatal per te riun himarjot. Te gjithe te pranishmit pastaj ia mesyne kishes se Himares ngjitur me shkollen greke te peruruar kohe me pare. Edhe pse pritej qe ne ceremoni te merrte pjese edhe kryepeshkopi i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare hiresia e tij Anastas Janullatos ne vend te tij i pranishem ishte perfaqesuesi tjeter i larte i Kishes Ortodokse mitropoliti i Gjirokastres Dhimitri Sianidhi. GSH

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›