E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Daily Mail” :Arsenali interesohet për Canën

Lorik Cana, kapiteni shqitpar i Marsejës, mund të luajë në Angli me Arsenalin ose Evertonin, nësë ai do të largohet nga Franca. Lajmin e jep gazeta britanike "Daily Mail".
"Objektivi i Arsenalit, Lorik Cana, pranon se ai është duke i riparë të ardhmen e tij të gjigandët e Francës, Marseja", - shkruan gazeta angleze.
"Mesfushori ndërkombëtari shqiptar, për të cilin ka shfaqur interesim edhe Evertoni, mund të kushtojë rreth 6 milionë sterlina (reth 7.5 milionë euro)".
"Daily Mail" citon deklarimet e kapitenit të Marsejës të dhëna pak ditë më parë: "Fatkeqësisht, me gjithë rezultatet e mira, ne nuk kemi qenë të aftë të fitojmë asgjë. Unë jam në vitin e katërt, jam kapiteni, kështu që jam mirënjohës"
"Unë e identifikoj veten me këtë klub, që e kam dashur qysh kur isha fëmijë. Kjo nuk do të thotë se detyrimisht unë do të qëndrojë këtë për të gjithë karrierën time".
Marseja është i vetmi klub francez që ka fituar Ligën e Kampioneve (1992) dhe ka fituar tetë kampionate në Francë (i fundit, 1993) dhe 10 Kupa të Francës (e fundit, 1989).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›