Abilaliaj, dështon prova te Tus Koblenz

Arbër Abilaliaj duket se nuk i ka kënaqur drejtuesit e Tus Koblenzit, skuadrës gjermane të Bundesligës 2. Lajmi jepet nga mediat gjermane pranë klubit ku luajnë shqiparët Fatmir Vata, Ardian Gjokaj e Njazi Kuqi. Ish-sulmuesi 20-vjecar i Partizanit luajti në një ndeshje miqësore (45 minuta) kundër Roeselare, por pa mundur të lërë gjurmë.
Sipas mediave gjermane, vlonjati ka marrë rrugën e kthimit drejt Shqipërisë. Vitin e kaluar Abilialiaj u testua edhe me Erzgebirge Aue, por pa mundur të jetë shok skuadre me kavajasin Skerdilajd Curri, që luan prej disa vitesh me klubin gjerman të Bundesligës 3.