Rrapo Gjykata e Larte rrezon ekstradimin

Vendimi u mor ne mesdite nga Kolegji Penal me relator gjykatesin Besnik Ymeraj. Nuk dihet ende se si e ka arsyetuar Gjykata e Larte vendimin per shfuqizmin e ekstradimit te Rrapos drejt Amerikes por pritet qe ky vendim te zbardhet ne ditet ne vazhdim.
Por i kontaktuar ne telefon avokati i tij Ardian Visha tha per Top Channel se do ti drejtohet serish Gjykates se Strasurgut per shkelje te te drejtave te njeriut pas nje vendimi te dhene nga e njejta gjykate e cila ndalonte ekstradimin e ish sekretarit te Ministrise se Jashtme derisa per kete gje te shprehej edhe Gjykata e Larte.
Mirepo autoritetet shqiptare konsideruan sikurse ndodh si vendim te formes se prere ate te apelit dhe Rrapo u mor ne mesnaten e 24 nentorit nga qelia e paraburgimit per tju dorezuar FBI ne aeroportin e Rinasit. Juriste te pavarur te pyetur ne telefon nga Top Channel se pas ketij vendimi te Gjykates se Larte nese duhet apo jo te rikthehet Rrapo ne Shqiperi nuk dhane nje pergjigjje te prere pasi ky eshte kauzisi i pare i ketij lloji qe drejtesia ndodhet ne udhekryq te tille.
Tashme ne shkallen e pare penale avokatet do ta rifillojne serish luften e mbrojtjes se klientit te tyre serish ne dy pikat te forta ate te afateve te skaduara ne paraburgim dhe sipas tyre edhe arrestimin ne brenda ambasades amerikane ne te cilen sipas avokateve policia shqiptare nuk ka juridiksion. Avokatet thone se sido qe te ndodhe ata presin qe amerikanet te mos e rikthejne Almir Rrapon ndersa pohuan per Top Channel se nese kjo gje do te ndodhe atehere mbrojtja do kerkoje paligjshmeri te procesit ne SHBA pasi sipas tyre Almir Rrapo eshte ekstraduar ne menyre te jashtepaligjshme. Deri atehere ka shume per te bere pasi ceshtja do te shyrtohet nga fillimi ne shkallen e Pare mandej ne Apel e serish ne Gjykaten e Larte.