Brace Berisha po grabit vendin

Deputeti Brace argumentoi sipas tij se qeveria ka lejuar monopole te klienteve prane pushtetit ne prodhimin e naftes ne prodhimin transmetimin dhe shitjen e energjise elektrike ne telefonine fikse ne fluturimet ajrore low cost pra me cmim te ulet nderkohe qe punet publike u jepen nje grushti kompanish.
Transporti ajror dominohet nga nje kompani qe qeveria e futi me dhune ne kete treg. Per miellin per buke monopoli ndahet mes qeverise dhe dy kompanive. Punimet publike veprat e medha ndahen mes qeverise dhe nje grushti kompanish prane qeverise tha Brace.
Po ashtu deputeti Brace akuzoi qeverine se njerez te afert te saj kane kapur edhe dy bizneset e fundit qe mbeteshin ate te reklames qeveritare dhe te rickimit te mbetjeve
Njeri prej bizneseve u kap te enjten dhe eshte biznesi i reklames i ndertuar me parate e shqiptareve. Dy here ka ndryshuar vendimin qeveria thjesht per ti cuar parate grupit te tij. Biznesi i dyte i riciklimit te mbetjeve jane dy vendeve qe ka marre kryeministri. Kam kerkuar qe te behet transparente e gjithe industria dhe shqiptaret te kuptojne se koshi i kujt po behen tha Brace.
Ne vijim nepermjet shifrave te ndryshme Kryeministri argumentoi sipas tij se qeveria i ka luftuar monopolet.
Ne vitin 2005 kishte 5 kompani ajrore 115 avione 575 mije udhetare ndersa ne sot ka 9 kompani 156 avione dhe 1 milione e 311 udhetare. Per grurin dhe miellin ne vitin 2004 keni patur 33 kompani ndersa sot jane 96 kompani tha Berisha.
Duke vleresuar se nuk po merrnin pergjigje deputetet socialiste lane sallen mes replikave te kryeministrit i cili tha se socialistet kishin frike nga e verteta.