E Diel, 1 Nëntor 2026

Institucionet në veri, shtyllë e ekzistencës së Serbisë në Kosovë

Qeveria e Serbisë nuk ka diskutuar ende nëse zgjedhjet parlamentare të këtij vendi do të mbahen edhe në territorin e Kosovës, ka thënë ministri për Kosovën në ekzekutivin serb, Goran Bogdanoviq.

Megjithatë, sipas tij, “institucionet serbe janë shtyllë e ekzistencës kombëtare” të Serbisë në Kosovë.

“...andaj, gjithë energjinë duhet investuar në ruajtjen e institucioneve, por është i nevojshëm edhe racionalizimi i tyre, sepse zgjedhjet nuk mund të mbahen në komunat ku nuk jetojnë serbët”, ka thënë Bogdanoviq për mediat serbe, siç transmeton Evropa e Lirë.

Ai ka përsëritur se shteti serb është kundër “referendumit të veriut”, të cilin e kanë planifikuar serbët e Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, me qëllim “deklarimin e komunitetit të tyre për lejimin ose moslejimin e shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në veri”.

Dhjetorin e kaluar, strukturat paralele serbe në veri i kanë kushtuar Serbisë me mosmarrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›