E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini do pikë me armikun Partizani

SHKUMBINI - Peqinasit janë në një prove force e krenarie kundër Partizanit, një "armiku" të përjetshëm sportiv, aq më tepër që Shkumbini mediatikisht konsiderohet nga media si një aleat i Tiranës. Testi para Partizanit rezultoi i suksesshëm në Kupën e Shqipërisë (fitoi në Ersekë 2-0 me Gramozin vendas), por trajneri Gugash Magani e di se përballë të kuqve, që në stol kanë një emër si Shpëtim Duro (ndihmës i ish-trajnerit të Kombëtares, Oto Bariç) nuk do ta ketë të lehtë në "Qemal Stafa". Mesfushori gjirokastrit Fejzo Shenaj, i cili nuk luajti në Ersekë ashtu si Rizvanolli, Nora e Pashja, pohoi se në futboll duhet të kesh fat. Në të vërtetë, Shkumbini nuk ka mundur të fitojë asnjë takim jashtë fushës në tre ndeshjet e para jashtë shtëpisë për këtë edicion. Partizani është ekipi i tretë kryeqytetas me të cilin do të përballet Shkumbini, ndaj Dinamos humbi 3-1 në "Selman Stërmasi" dhe ndaj Tiranës barazoi 0-0 në Peqin.

E Enjte, 30 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›