E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalic kerkon te kthehet me "2" nga Fieri

DINAMO - 17-herë kampionët e Shqipërisë patën një ndeshje komode në Patos me Albetrolin vendas (Kategoria e Dytë), por në kampionat përballë Apolonisë në Fier, trajneri kroat Zllatko Daliç kërkon të njëjtin impenjim si ndaj Partizanit. Kampi blu është përfshirë në një lëvizje të "nëndheshme", në lidhje me largimin e pritshme të kroatëve në muajin janar.
Gjithsesi, golin e vetëm në Patos e shënoi shqiptaro-kroati Pëllumb Jusufi. Në tre ndeshjet në transfertë, Dinamo e vendit të tretë ka arritur vetëm një fitore (kundër Lushnjës) dhe Daliç e di mirë se pikët në transfertë janë ato që bëjnë edhe diferencën. Sulmuesi lushnjar Fatjon Sefa, i blerë gjatë merkatos verore (shumë pak minuta aktivizim për të) shpreson të aktivizohet në vijën e parë blu, nisur edhe nga fakti, që Sebino Plaku (4 gola në kampionat) u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fituar me Partizanin (2-1).

E Enjte, 30 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›