Vllaznia përgatit suprizën për Mirel Josën
VLLAZNIA - Në "Loro Boriçi" do të përballen dy skuadra, që në tetë javët e para kanë grumbulluar të njëjtin numër pikësh, 12, por sfida mes Vllaznisë e Elbasanit ka një shije të veçantë. Shkodranët do të përballen me ish-trajnerin e tyre Mirel Josa. Trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj (2 pikë në 3 ndeshjet e fundit) synon rikthimin te fitorja pas humbjes me Besën. Fituesja e edicionit të kaluar të Kupës së Shqipërisë ndodhet nën presionin e presidentit Valter Fushaj.
E Enjte, 30 Tetor 2008
E Enjte, 30 Tetor 2008