E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daja i 25-vjeçarit Leka: Dhjetë ditë më parë u kthye nga Greqia

Intervista Ai tregon se jeton i vetëm në Shqipëri, pasi prindërit dhe vëllain binjak i ka në Amerikë

Romeo Leka, i riu u që grabiti bankën dhe mori një peng, jeton i vetëm në Shqipëri. Vëllai binjak dhe prindërit jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë vendosur që në vjeshtën e vitit 1996, falë fitimit të Green Card përmes lotarisë amerikane. Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 25-vjeçari jeton ku të mundet. Daja i tij, Ndrec Lleshi, me banim në një nga ish-hotelet e njohura të turizmit në plazhin e Durrësit tregon për nipin dhe problemet e tij. Pas dënimit në SHBA dhe kthimit prej andej, 25-vjeçari ka shkuar dy herë në Greqi për t’u sistemuar andej dhe së fundmi u kthye 10 ditë më parë, pasi nuk gjeti dot punë. Lleshi thotë se për arrestimin e tij vuri në dijeni të motrën, e cila u trondit shumë nga sjellja e të birit, që është dënuar në SHBA me 2,5 vjet heqje lirie. Daja tregon se dhe atje ai ka kryer vjedhje dhe është marrë me shpërndarje lëndësh narkotike dhe fillimisht për të është kërkuar dënimi me 20 vjet heqje lirie. “Amerikanët e kthyen në Shqipëri, po kur u bë gjyqi kërkuan që të jetë i pranishëm dhe vetëm pas dënimit u kthye në atdhe, pasi nuk i lejohet të shkelë për 10 vjet në SHBA”, tregon për “Shqip”, daja i Lekës që ndan shqetësimin e përhershëm që kishte për ndikimin negativ, që nipi mund të kishte te djemtë e tij, veçanërisht tek i vogli. Kjo e ka bërë atë që ta mbajë larg familjes Romeon, ndonëse e ka djalë motre, duke i sugjeruar gjithnjë të shkojë në Lezhë dhe të kërkojë ndihmë për punë nga autoritetet atje. Ndërkohë, pasditen e djeshme, policia e Durrësit ka marrë në komisariati dëshminë e Hektorit, djalit të madh të Ndrecës në lidhje me Romeon dhe lidhjet e tij. Daja tregon dhe për një shoqëri me një djalë nga Berati të nipit të tij, duke aluduar se ai e rifuti Romeon në një rrugë pakrye.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›