E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fat që rikthehem me një vepër të Kadaresë

Artan Imami

Artan Imami kthehet pas 10 vjetësh në skenë me rolin e një hetuesi. Mungesën disavjeçare e ka shpjeguar me largësinë që ka pasur ndaj teatrit. “Nuk jam ngjitur në skenë, sepse nuk kam qenë afër saj. Vendosa të kthehesha dhe është një fat i madh për mua që në punën time të parë të interpretoj me një vepër të Ismail Kadaresë dhe të bashkëpunoj me Fatos Haxhirajn, i cili ka qenë regjisori i parë me të cilin kam punuar. është ngjarje kur Ismaili shkruan një roman dhe është ngjarje për teatrin kur një roman i tillë i ka të tëra mundësitë për t’u dramatizuar, duke ditur se fjalori i Kadaresë është shumë i veçantë dhe i vështirë për ta ngjitur në teatër. Meqenëse kjo është një nga veprat më të spikatura ideologjike të Ismailit, ai i bën një autopsi të vërtetë diktaturës. është vepra më e fortë që mund të ketë bërë, në të cilën janë të martuara ngjarje historike të vërteta së bashku me gjithë groteskun, makabritetin, kriminalitetin e fillimit të një epoke, ku armiqtë kryesorë ishin intelektualët”, shprehet Imami. Sipas tij, kjo është një vepër aktuale ku ne do ta shohim veten në pasqyrë, në momentet që ngremë idhuj apo etiketojmë kriminelë.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›