Dajçi, shtëpitë ende nen ujë
Ndërsa 80% e vendit është zbardhur nga dëbora, zona e Nenshkodres mbetet nen ujë. Komuna Velipojë është e tërësisht e izoluar qe nga fillimi i vitit. Gjendja është dramatike edhe ne fshatrat e komunës Dajç ku mijëra shtëpi e sipërfaqe te mëdha toke janë te përmbytura. Ne Darragjat, fshat i kësaj komune për momentin gjen kryesisht banore qe i kane shtëpitë me te larta se një kat. Te tjerët janë ende tek te afërmit apo ne konvikte, pas banesat kane pësuar dëme te shumta. Shkatërrimi qe lëne pas përmbytjet masive, duket se janë përjetuar me rende nga te moshuarit, qe kane pare brenda pak minutash tu shkatërrohen gjithçka kishin ndërtuar ne vite. Argjinatura e lumit Buna, që kalon pranë këtyre shtëpive, është e shkatërruar dhe sipas banoreve nuk është vene ne dore për rregullimin e saj prej afro 20 vjetësh.
Shpërndaje