Tirana zbardhet nga dëbora

Pas shume vitesh, kryeqyteti është gdhire mëngjesin e te premtes i zbardhur nga bora. Reshjet kane vazhduar intensivisht edhe gjate orëve te paradites duke i dhënë Tiranes një pamje si kurrë me pare. Sipas sinoptikaneve, temperatura me e ulet ne kryeqytet ka shënuar -4 grade celsius ndërsa ne rang vendi, ka qene qyteti i Ersekës me -16 grade. Ndërkohë, reshje bore ka pasur edhe ne Durrës e ne qytetet bregdetare te jugut. Por, fatkeqësisht, sipas meteorologëve, pamja romantike nga mbrëmja do te zëvendësohet me reshje shiu. Ndonëse temperaturat do te ngrihen me 6 grade celsius reshjet pritet te rikthejnë përmbytjet ne Shkodër. Ndërsa persë i përket ditëve te festave, duke filluar nga 25 dhjetori, moti do te ndihmoje duke zbutur te ftohtin e këtyre ditëve.
Shpërndaje