E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen rrugët kombëtare

Rritja me disa grade e temperaturave dhe rikthimi i reshjeve te shiut, kane normalizuar qarkullimin ne rruge. Te gjitha akset kombëtare, aktualisht, mësohet se janë te kalueshme. Problematike mbetet lëvizja për ne komunat e thella te Kukësit, Pukës, Dibrës e Korçës, ku ende ka dëborë dhe shtresa akulli. Policia u ka bere thirrje shofereve qe ne këto zona te mos lëvizin pa zinxhirë. Por ndërsa ka sjelle përmirësim te gjendjes ne komunat e izoluara, rinisja e reshjeve ka kthyer panikun e një përmbytjeje tjetër ne zonën e nënshkodrës.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›