Fieri pa drita dhe ujë

Mbi 100 mije banore te qytetit te Fierit dhe Lushnjes janë prej dy ditësh pa energji elektrike, për shkak te defekteve ne rrjet nga moti i keq. Me mungesën e dritave janë përballur edhe banoret e disa fshatrave ne Fier, ku mësohet se është grabitur kabulli elektrik i linjës se tensionit te larte, ne një gjatësi prej 2.5 kilometrash. Vjedhja e kabullit ka nxjerre jashtë funksionit edhe stacionin e pompave, duke lënë mijëra banore edhe pa ujë te pijshëm, kryesisht ne Patos dhe rrethinat e tij.
Shpërndaje