E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Eksperimenti" me vizat, frenon udhëtarët

Ndryshe nga sa pritej, numri i shqiptareve te cilët qe nga data 15 dhjetor kane udhëtuar pa vize drejt Europes nuk ka përbëre një fluks masiv. Sipas drejtueseve te agjencive turistike, ka një tendence frenimi dhe kjo vjen nga fakti se qytetaret kane zgjedhur te shohim se çdo te ndodhe me ata qe kane udhëtuar te paret, e pastaj te veprojnë. Nga ana tjetër, lëvizja e lire, sipas agjencive, po sjell ndryshim edhe ne gjeografinë e vendeve qe shqiptaret deri dje kane preferuar për turizëm. Maqedonia apo Mali i Zi, mund te zëvendësohen, me një fundjave ne Bari te Italisë apo Greqi. 1 594 është numri i shqiptareve qe sipas te dhënave zyrtare te policisë se shtetit kane kaluar kufijtë, vetëm gjate ditës se shtunë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›